E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan: Siç iku djali im, ashtu do iki dhe ajo
Lajme

Nëna e vëllezërve Kovaçi në Elbasan: Siç iku djali im, ashtu do iki dhe ajo

Autori i vrasjes dhe plagosjes në Elbasan

Elbasan- Ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku njëri prej vëllezërve Kovaçi u plagos dhe tjetri u vra si pasojë e konfliktit të ndodhur për shkak të një vajze minorene. Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Përplasja mes palëve u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës, që ishte fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u kap rreth 3 orë pas krimit. Ai është 24-vjeçari Ardit Hida, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Ndërkohë ditën e sotme ka folur, nëna e viktimës Florenc Kovaci, i cili u vra 3 ditë më parë në Elbasan. Akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon edhe vajzën e cila mendohet të jetë shkaktare e konfliktit të rëndë.

Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im.

Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku cuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej. Djalin e gjeta në spital dhemë la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e ksihin goditur me thikë në zemër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.