E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarja ia thotë Artan Lames në sy: Alket Hyseni më ka vjedhur pronat
Lajme

Qytetarja ia thotë Artan Lames në sy: Alket Hyseni më ka vjedhur pronat

Qytetarja ka denoncuar me emer dhe mbiemër Alket Hyseni  se i ka vjedhur pronën. Zonja nga  Dhërmiu, Irini Buo, ka denoncuar atë që ajo e quan vjedhje të pronës së saj.

Sipas saj në Dhërmi po bëhet kërdi me vjedhje pronash. Zonja Buo shkoi deri aty sa përmendi emra, mes të cilëve edhe ish-deputetin e PS, Alket Hyseni.

Buo: Në Dhërmi po bëhet një batërdi, problemin në Dhërmi nuk e kam unë, është familja Marku, ka bërë kërdinë. Mund të kenë nga 10 tapi secili

Lame: Po ku hyn kadastra në këtë mes, kjo është për prokurori. Me kë e ke problemin?

Buo: Problemin e kam çuar, por prokuroria fle gjumë. Alket Hyseni ka vjedhur pronën time në bashkëpunim me kadastrën e Vlorës. Xhevat Shehu, është investitor strategjik por ka marrë pronën Buo me forcë.

Lame: Me Kadastrën cili është problemi që ke, se këto që thua s’kanë lidhje me Kadastrën

Buo: Ka një masë sigurie derisa të zgjidhet konflikti dhe nuk është respektuar ligji.

Lame: Për çfarë?

Buo: Se ka bërë transaksione Alket Hyseni mbi pronën Buo, e ka blerë si e ka blerë, e ka vjedhur me dokumente të falsifikuara.

Lame: Ore kujt ja ka blerë? Pse ka lidhje me ty kur ja ka blerë tjetrit?

Çela: Ka një masë sigurie të pronës, dhe prona është regjistruar në emër të tjerëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.