E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet deklaratave të ambasadores Kim: Nëse ke prova, çoi në gjykatë! Kam
Lajme

Berisha i përgjigjet deklaratave të ambasadores Kim: Nëse ke prova, çoi në gjykatë! Kam

Në një prononcim për mediat, Berisha i thotë diplomates që nëse kanë prova, atëherë le t’i dërgojë në gjykatën në Paris, aty ku ish-kryeministri ka hapur një proces gjyqësor.

“Së pari, më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dua tju informoj ju se kjo pritje në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që po marr nga përfaqësues zyrtarë në Europë dhe nga nivelet më të larta të republikanëve në SHBA. Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës dhe cilido tjetër, që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj ta dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe dhe mirënjohjen, se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen dhe nuk pranojnë e nuk binden. E marrin thjeshtë si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk it hemi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi përpara gjykatës. Mund të them dhe këtë, në të dy anë të Atlantikut, miq të shquar që kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në material. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.