E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina shoshë nga plumbat/ Autorët u siguruan që asnjëri të mos mbetej gjallë
Lajme

Makina shoshë nga plumbat/ Autorët u siguruan që asnjëri të mos mbetej gjallë

Autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë janë siguruar mirë që asnjë nga personat që ndodheshin në automjet në momentin e atentatit mafioz të mos mbetej gjallë. Nga pamjet e siguruara nga media në vendin e ngjarjes, duken plumbat që kanë përshkuar automjetin në të gjithë anët e tij.

Nga atentati mbetën të vrarë Erigers Mihasi 32-vjeç dhe Armando Dumani 26-vjeç, shokë me njëri tjetrin dhe fqinjë në zonën e Yrshekut në Tiranë. Ata po udhëtonin me automjetin luksoz tip Audi në pronësi të Mihasit që drejtohej nga ky i fundit, ndërkohë që Dumani ishte pasagjer.

Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes. Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Ndërkohë nga këqyrja e automjetit dhe trupit të viktimave ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale nga grabitja e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë dhe atentati ndaj Mumajesëve në Tiranë.

Nga ana tjetër Dumani, rezulton pjesë e një bande e cila në vitin 2012 kreu një sërë grabitjes në banka të ndryshme. Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli. Ndërkohë po verifikohet edhe automjeti i djegur tip “Toyota” i gjetur në Thumanë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.