E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Osmani konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci
Politikë

Osmani konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar të hënën ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci, të organizuar për herë të parë nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky Samit do të zhvillohet vitualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Osmani ka thënë se e ka kuptuar javën e kaluar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, pas disa takimeve që ka realizuar në Uashington.

“Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Më 12 nëntor edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Serbisë në këtë Samit.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.