“Mos i fryni zjarrit të përçarjes”, Bardhi tregon detaje nga mbledhja e Bashës me krerët e degëve të PD: Frymë e lartë bashkëpunimi për Kuvendin e 18 dhjetorit
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje publike për mediat ka dhënë detaje nga mbledhja që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot me 71 krerët e degëve të kësaj partie.
Bardhi tha se vetëm 5 kryetarë shprehën shqetësim për kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa me të tjetër u përcoll një frymë e lartë bashkëpunimi.
Sipas Bardhit, i vetmi që ka përçarë në këto dy muaj PD-në ka qenë Berisha.
“Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me kolegjin e PD. I cili bëhet nga 71 kryetarë të degëve të partisë mbi organizmin e Kuvendit më 18 dhjetor, ora 11 në pallatin e Kongreseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, me përjashtim të 5 kryetarëve, që raportuan një shqetësim, e gjitha pjesa tjetër konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell ky Kuvend i 18 dhjetorit. Dua të ftoj çdo anëtar të PD-së që mos të shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe se ky kuvend do të jetë kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe apo ata që do të marrim pjesë në mitingun e thirrur nga zoti Berisha në 11 dhjetor. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, por për t’i bërë bashkë. Frymën e përçarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm zoti Berisha dhe qëndrime te tij kundër rregullave të bashkëjetesës dhe që përbëjnë statusin e PD. Kam një apel për një koleg timin që flet për përjashtim të 500 apo 100 demokratëve që të qetësohet dhe të marrë frymë thellë. Mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, aq delegatë që janë mbledhur, do të duhet të dorëzoheshin ë Sekretariatin e partisë. Demokratët nuk duhet të përdoren si mish përtokë. PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik. Vendimin se marr as unë edhe as askush tjetër, por Kuvendi. Kuvendi është si mendësi që demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës kundër Edi Ramës.”, tha ai.
Kryetaret e degeve që kishin kundershtime:
Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan:
Pjetërnikaj: I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet. Ju keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë.
Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur.
Agron Loka, kryetar i PD Fushë Krujë:
Loka: Do të respektoj verdiktin e delegatëve. Kam firosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.
Fetah Hasani Dega 1 Tiranë:
Hasani: Mbi 80 % kanë firmosur nga Dega 1. Ne jemi zgjedhur nga antarët e kuvendit dhe duhet të jemi me ato. Është përçarë PD. Dr. Berisha ka bërë thirrje dhe e gjithë antarsia do shkojë.
Edhe nga drejtuesit e tjerë të degëve të PD në rrethe janë ngritur shqetësime lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike, në një kohë kur shumica e delegatëve ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ndërsa Lulzim Basha do ta mbledhë në datën 18 dhjetor.
Kryetarët kanë deklaruar gjithashtu se kryesitë e degëve lokale të PD janë në ‘Foltore’ dhe kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



