E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha: Riciklon akuzat e Edi Ramës
Lajme

Lulzim Basha: Riciklon akuzat e Edi Ramës

Sali Berisha tha në foltoren e Librazhdit se Lulzim Basha do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dy dosje në kurriz.

Lulzim Basha iu përgjigj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh keqardhjen.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, deklaroi Basha.

Berisha tha më herët se Basha ka të hapur dosjen e lobimit në SHBA me paratë ruse dhe është i përfshirë edhe në dosjen e Toyota Yaris së bashku me Taulant Ballën.

“Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda; me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Për të parën, dosja Muzin është një dosje përvëlluese për peng Bashën. edhe saja shkoi me dosjen Habilaj dhe ja ku e ka në kurriz”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.