E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austria ngre zërin për Kosovën: Hiqni vizat urgjent, ç`kërkoni më prej tyre
Lajme

Austria ngre zërin për Kosovën: Hiqni vizat urgjent, ç`kërkoni më prej tyre

Austria prej kohësh është shfaqur si mbështetëse e fortë e Kosovës, e sinjali më i fundit i këtij qëndrimi të saj erdhi nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Përmes një postimi në Twitter, Mandl deklaroi prerazi se  liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjent dhe i një rëndësie kyçe.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Europian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Disa ditë më parë, ministri Federal i Austrisë për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart në takimin që ka zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Donika Gërvalla u shpreh se Vjena do ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e sidomos në atë të liberalizimit të vizave.

Ndërkohë, edhe gjatë  tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës në shtator, ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer mbajti qartazi krahun e Prishtinës, duke deklaruar se qeveria kosovare po ofronte siguri dhe qartësi për situatën e krijuar dhe se Kosova ka përkrahjen e shtetit austriak dhe të Bashkimit Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.