E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontroll në banesën e gjyqtarit të Apelit, i gjenden 300 milionë lekë në shtëpi
Lajme

Kontroll në banesën e gjyqtarit të Apelit, i gjenden 300 milionë lekë në shtëpi

Gjykata e krimeve të rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkëlqim Miri.

Prokuroria, prej disa muajsh po heton për dyshimet për korrupsion. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.

Gjyqtari, thonë burimet, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Pritet të ketë veprime të mëtejshme për gjyqtarin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.