Rritet niveli i ujit në lumin Vjosë, përmbytet tregu i gjësë së gjallë
Edhe Parku Kombëtar i Llogarasë në Vlorë është zbardhur nga dëbora e rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
Rrugët janë të kalueshme pasi dy borëpastruese kana punuar për hapjen e tyre.
Ndërkohe prej dy ditësh defektet në linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike.
Niveli i Vjosës ka vajtur në 6.10 metra mbi nivelin e detit , ndërkohe që maksimalen e arriti mbrëmjen e djeshme pas mesnate ne kuotat 6:70 cm duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjalle .
Sipas shtabit të emergjencave risku për banesat është kur niveli i Vjosës kalon kuatot 7:30 mbi nivelin e detit . Gjithsesi nëse do te këtë reshje ne zonën e Përmetit dhe Tepelenës do te ketë serish fryrje te lumit Vjosë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



