Zbulohen detaje të reja për shqiptarin që u kap me 37 kg kokainë në Mal të Zi, ja ku e kishte fshehur
MALI I ZI – Autoritetet e Malit të Zi kanë dhënë detaje në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej 37 kg kokaine në pikën kufitare Debeli Brijeg, e cila po transportohej me një makinë me targa shqiptare.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, shtetasi shqiptar me iniciale P.S 55 vjeç, ndërsa me të ishin edhe dy persona të tjerë po shqiptare, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç.
Lënda narkotike u zbulua nje dite me pare, gjatë kontrollit që policia i bëri makinës. Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur në një vend, të përgatitur enkas.
I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



