E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Vezaj:Kandidati i përfolur për Prokuror të Përgjithshëm me “shkolle nate”
Lajme

Gazetari Vezaj:Kandidati i përfolur për Prokuror të Përgjithshëm me “shkolle nate”

Gazetari  Flamur Vezaj ka komentuat  sot ne nje shkrim tek Syri.net ku nder te tjera, gazetari pyet : Si ka mundësi që një ekspert i nivelit të lartë që është pjesë e grupit për ndryshimet e reja Kushtetuese kandidon vet, çka do të thotë se kur parashikonte kriteret për Prokurorë të Përgjithshëm etj., ai e kishte parasysh CV-n e tij. A ka ndonjë konflikt interesi këtu?!

Gazetari i ve ne dukje dhe formimin profesional te prokurorit:  Henrik Ligori i biri i KRISTAQIT dhe EVDHOKSIAS, të më falë se i kisha ngatërruar Universitetin e parë dhe ditën, unë thash që ka mbaruar për “teknik bujqësor”, por në fakt kishte mbaruar për “teknik hekuri” ose thënë ne gjuhen doktrinale “Inxhinieri Mekanike e Elektrike” me specializim të veçantë në Itali pranë një fabrike apo instituti me emrin “Centro Sviluppo Materiali” SPA në Rome ose thënë ndryshe “për eliminimin e zhurmave gjatë goditjes së hekurit” nga kovaçi!!!

Për mendimin tim, përsëri më mirë të ishte teknik bujqësor se të paktën do merrte vesh për pemët, perimet e frutat se sa për përpunimin e hekurit (sistemit drejtësisë) të shtrembëruar prej kohesh në Shqipëri! Ndërsa me ardhjen e “demokracisë” ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me KORRESPODENCE (shkollë nate) dhe më pas në kohën kur mbante detyrat e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo edhe të Tiranës, ka përfunduar masterin shkencor, por edhe doktoraturen!

Për shkrim e këndim i heq kapelen se lexon shumë dhe është tip studiozi, saqë edhe kolegët e tij te Prokuroria e Krimeve të Renda e thërrasin “Akademik” ose “Doktrinal” apo me raste “Teoricienti”! Këto epitete jo më kot ia kanë vene kolegët pasi në jetën e tij, nuk mbaj mend të ketë shkuar si përfaqësues i akuzës në sallën e gjyqit më shumë se 4-5 herë, edhe ato raste për të liruar ndonjë që nuk pranonin vartësit e tij ta lironin.

Veç kësaj, nga verifikimi i arkivës time nuk më rezulton se “shef Riku” të ketë pasur personalisht një dosje të bujshme hetimore veç kësaj të vrasjes së ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku! Pasi me të marrë emërimin si prokuror thuajse gjatë gjithë karrierës ka qenë zv/drejtues i Prokurorisë e në veçanti pranë Prokurorisë për Krime të Rënda! Ndërkohë është edhe njëri nga reformatorët e ndryshimeve të reja Kushtetuese dhe i preferuari i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa!

Po a ka përgjegjësi Henrik Ligori për derexhenë ku ndodhet sistemi i drejtësisë, pasi ka mbajt detyra drejtuese, çfarë mund të ofrojë ai më shumë dhe kush e ka penguar ta bëj kur ishte ne pozicionet drejtuese etj ej…. Une mendoj se Prokurorisë nuk i duhen “teoricient”, nuk i duhen studios, por njerëz të vendosur dhe praktikë, njerëz që nuk kanë qenë drejtues apo zv/drejtues pasi nuk mund të riciklohen të njëjtët personazhe gjithmonë!

Pastaj ky kandidati i Xhafës, bie ndesh me deklaratat e KM “se boll me drejtësia drejtohet nga juristët e plepave dhe juristët me shkollë nate”, por siç duket edhe këtë rast ai nuk mban fjalën që ka dhënë vetë! E për ty “shef Riku” mos u mërzit se do ketë vend përsëri në sistemin e drejtësisë se ke aq miq e njohje si brenda ashtu edhe jashtë këtij sistemi!

“Suksese në kandidim”. – perfundon shkrimin gazetari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.