E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta mesazh ngushëllues për vdekjen e ish-senatorit Bob Dole: Do t’i jemi përherë mirënjohës këtij burri të madh të popullit amerikan
Lajme

Presidenti Meta mesazh ngushëllues për vdekjen e ish-senatorit Bob Dole: Do t’i jemi përherë mirënjohës këtij burri të madh të popullit amerikan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është i pikëlluar nga vdekja e senatorit amerikan Bob Dole, që siç thotë kreu i Shtetit ishte një mik i madh i shqiptarëve.

Me anë të një mesazhi ngushëllimi, Presidenti Meta thotë se ai ishte një personalitet i spikatur i politikës amerikën, ndërsa thekson se Shqipëria do t’i jetë mirënjohës ‘këtij burri të madh të popullit amerikan’.

Meta shkruan se ai ka dhene kontributin e vyer në avancimin e proceseve demokratizuese dhe euro-atlantike të Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e hapur dhe të pakufizuar të luftës për liri dhe pavarësi, deri në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, Senator dhe kandidat për President të SHBA, Bob Dole.

Senatori Dole ishte një prej personaliteteve më të spikatur të politikës amerikane dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe më me ndikim në mbrojtje të shqiptarëve dhe kauzave të tyre.

Do t’i jemi përherë mirënjohës këtij burri të madh të popullit amerikan, për rolin dhe kontributin e vyer në avancimin e proceseve demokratizuese dhe euro-atlantike të Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e hapur dhe të pakufizuar të luftës për liri dhe pavarësi, deri në krijimin e shtetit të Kosovës.

Jam pranë familjes së Tij dhe popullit amerikan dhe u bashkohem lutjeve të tyre, që shpirti i Senatorit Dole të prehet në paqen e merituar! Do të na mungojë shumë të gjithëve!”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.