Basha për ‘8 dhjetorin’: Kulti i individit për fat të keq vijon edhe sot, ashtu si shumë aspekte të mentalitetit komunist, edhe brenda familjes tonë politike
Në fjalën e tij në aktivitetin për Ditën e Rinisë, “8 DHJETORI, përmes veprave të autorëve”, organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, kreu i PD Lulzim Basha shprehur mirënjohje për Lëvizjen Studentore.
“Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë dhjetoristëve të dhjetorit që kemi në mesin tonë, mirënjohje e përjetshme ndaj veprës tuaj. Dua t’ju shpreh edhe si 16 vjecari i dhjetorit 90 edhe si qytetar prind, demokrat, kryetar i PD, mirënjohjen më të thellë, dhjetoristëve të ’90. Disa janë në këtë disa, disa janë ndarë nga ne duke nisur me tribunin, dhjetoristin e lëvizjes studentore Azem Hajdarin, të paharruarin, dhe të them sa i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur dhjetoristët ’90 dhe rinia e 2021. Janë shpirti i pamposhtur i PD teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Në ADN-në tuaj, edhe ju që nuk jeni anëtar por që jeni ngritur në revoltë, ndodhet guximi i dhjetoristëve ’90. Ne duhet të përulemi para këtij guximi.
Nuk ndodhi në një vend normal, por në një nga regjimet më të egra që ka njohur planeti, ku nuk kishte thjesht një perde të hekurt por rrethim të celiktë të vendit e shqiptarëve, që e cante vetëm mesazhi i VOA-s. E vërteta është që të mendoje ndryshe ishte kurajo e madhe e ta thoje duhet kurajo edhe më e madhe. Ndaj e nderojmë përditë guximin e dhjetoristëve.
Guximi e mposhti frikën e solli lirinë, solli pluralizmin. Janë tre ngjarje por është një ngjarje, kryengritja studentore, liria politike e pluralizmit, lindja e PD, janë tre në një.
Duhet ta themi se rruga ishte e vështirë, prej terrorit që mbizotëronte. Kultit të individit, që për fat të keq vazhdon sic vazhdojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist, të dominojnë jetën publike, në PS, por edhe brenda familjes tonë politike dhe ky nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit sepse ajo që kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e cdo shqiptari.” tha Basha.
“Kërkoj sot falje për të gjitha përgjegjësitë e fajet tona”- Lulzim Basha: PD do dijë të qëndrojë në këmbë, e fortë dhe e bashkuar, nuk e dorëzojmë…
Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensoinin e vuajtjes aty ku ishte 31 viite më parë”.

Sipas Bashës, PD do jetë e fortë dhe e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.
“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kretari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë e bashkë me këtë zotohem para jush në këtë ditë të shenjtë, ditën e rinisë e të lirisë se PD është në këmbë, PD është e fortë, PD ka ditur dhe do dijë të qendrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar se ne kemi një mision: lirinë demokracinë, Shqipërinë si gjithë Evropa, e kemi marrë nga dhjetoristët e nuk e dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet”, u shpreh Basha në aktivitetin për Ditën e Rinisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



