E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha kërkon ‘pastrimin e politikës’: Është koha të përballemi me të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin
Lajme

Basha kërkon ‘pastrimin e politikës’: Është koha të përballemi me të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin

TIRANË – Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ripërsëritur tezën e tij për vetting në politikë.

Përmes nëj postimi në Twitter, kryedemokrati shkruan se korrupsioni është arsyeja e të gjitha problemeve që ka vendi.

Sipas tij, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsionin dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit

“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni.

Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja.

Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsionin dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqenies së tyre. Vetting në politikë”, deklaroi kreu i PD.

Kryedemokrati nuk është i pranishëm në parlament/ Gazeta SHQIP

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.