E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi i thirrur nga Berisha, gazetarëve iu kërkohet që të dalin jashtë stadiumit ‘Air Albania
Lajme

Kuvendi i thirrur nga Berisha, gazetarëve iu kërkohet që të dalin jashtë stadiumit ‘Air Albania

Teksa vijon futja në ‘Air Albania’ të delegatëve dhe mbështetësve të PD-së, në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, siç duket organizatorët nuk kanë menduar se çfarë do të bëjnë me gazetarët.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live në ‘News24’ raportoi se ai bashkë me kolegët e tij ishin paraqitur që prej mëngjesit pranë stadiumit, ndërsa kanë kërkuar që të futen brenda. Por organizatorët nuk i kanë lejuar që të hyjnë në vendin ku qëndrojnë delegatët. Pas një vendimi të dytë, gazetarët janë lejuar që të futen, por më pas diçka ka ndryshuar dhe janë njoftuar të lënë ambientet e stadiumit.

Stafa tha se nuk dihet nëse do të lejohen që të hyjnë bashkë me kamerat, ndërsa Kuvendi do të transmetohet nga një regji qendrore./ BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.