Përfundon votimi për shkarkimin e Bashës/ Zbulohet lëvizja e radhës, ja çfarë ndodh më 18 dhjetor
TIRANË – Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha sapo përmbylli procesin e votimit për shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Procesi i votimit nisi që në mesditë dhe aktualisht po bëhet numërimi i votove. Rezultati i pritshëm është që delegatët e thirrur nga ish-kryeminisitri të kenë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Mësohet se më 18 dhjetor është parashikuar një referendum në çdo degë të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin që do të merret sot.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha, do të zhvillojë pak minuta më vonë mbledhjen e kryesisë së PD-së.
Sipas burimeve dy janë mundësitë: Përjashtimi i Sali Berishës nga partia, ose cilësimi nul i vendimeve të marra në Kuvendin e ish-kryeministrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



