“Do paguaj unë…”/ Gjithçka nisi për radhën në market, si u vra 29-vjeçari Jurgen Duka mbrëmë në Tiranë
Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi minutat e para të ditës së sotme në Tiranë.
29-vjeçari Jurgen Duka u qëllua për vdekje pas një sherri të nisur me një person ende të paidentifikuar në një market.
Duka, në gjendje të dehur kishte shkuar bashkë me mikun e tij O.D. për të blerë në market. Sipas dëshmisë së këtij të fundit në polici, sherri nisi për radhën se kush do paguante i pari.
Sipas policisë, Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.
29-vjeçari u arrestuar 1 vit më parë në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.
Nuk dihen ende arsyet se si viktima u lirua nga qelia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



