E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident përplasen dy makina në tunelin e Elbasanit, 3 të plagosur
Publik News

Aksident përplasen dy makina në tunelin e Elbasanit, 3 të plagosur

Një aksident  është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ditën e sotme.

Dy automjete të tipit Volksvagen dhe ForD janë përplasur dhe si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.11.2017 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit shtetasi B.P., 57 vjeç  banues në Tiranë  duke drejtuar mjetin tip “VolksËagen”  me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin “Ford” me targa AA863IV, drejtuar nga  shtetasi F.Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I.B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili  ishte pasagjer në mjetin tip “Ford”,  drejtuesi i mjetit Volksëagen dhe  pasagjeri,  shtetasi G.H., 33 vjeç banues në Tiranë.

Të tre shtetasit janë dërguar  për ndihmë  mjekësore  në  spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë  po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.