E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të mos lejojmë copëtimin dhe vrasjen e PD-së”- Delegatja në Kuvendin Kombëtar: S’na lejohet të kemi qëndrime Donkishoteske. Të mundësojmë fitoret e partisë
Lajme

“Të mos lejojmë copëtimin dhe vrasjen e PD-së”- Delegatja në Kuvendin Kombëtar: S’na lejohet të kemi qëndrime Donkishoteske. Të mundësojmë fitoret e partisë

Një nga delegatet e hershme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arta Sakja ka bërë thirrje sot në fjalën e saj që të mos lejohet përçarja apo vrasja e PD.

“Filozofia jonë e mendimit politik nuk na lejon qëndrime DonKishoteske.

Eksperienca jonë politike njohuritë tona na mësojnë të sillemi me maturi e përgjegjshmëri.

Misioni ynë është të mos lejojmë copëtimin e PD, të mos lejojmë vrasjen e saj, të mos lejojmë që dhuna e cfarëdo lloj forme të na ndajë e përcajë, të mos lejojmë urrejtjen e mëritë pakuptim të shkatërrojnë familjen tonë politike për të mundësuar fitoret e PD”.

Në fjalën e saj para delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD, Sakja theksoi se brenda partisë “nuk kemi pse të kemi betejë”, por duhet “të kemi reflektim”.

“Mos e zhvendosim agjendën politike të opozitës në luftra të brendshme me njëri tjetrin, por në përballje dinjitoze me kundërshtarin politik.

PD është aset kombëtar, shtëpia që u rrit me kontributin e qindra mijëra demokratëve idealistë.

Të tillë duhet ta ruajmë, një parti që duhet t’i kontribuojë zhvillimit e përparimit të vendit dhe të ardhmes euro atlantike të tij.

Unë kam zgjedhur të jem qëndrestare, unë kam zgjedhur të jem me institucionin PD, e ndërtuar me aksionet e qindra mijëra demokrateve e ndërtuar me zërin e të gjithëve këtu e demorartëve në gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.