Ditën menaxher marketingu spitalesh, natën analist televiziv i varfërisë shqiptare!
Diten eshte menaxher marketingu spitalesh e ne mbremje behet gazetar analist televiziv i varferise shqiptare!
Sot eshte gjithcka e qarte pse nga mengjesi ne darke me nje interval kohe qe nuk respekton asnje te drejte te konsumatorit, e qe shkaterron cdo rregull producioni televiziv, ekranet shqiptare jane pushtuar nga reklama ilacesh, spitalesh, laboratoresh qe influencojne tmerrin psikologjik tek teleshikuesi .
Gazetare qe paguhen me qindarka e analiste qe paguhen me miliona ne disa lista bordero pagash.
Gazetare qe nga mengjesi ne darke jane rrugesh ne kerkim te lajmit, eskluzivitetit, investigimit, zbardhjes se skandaleve, e talljes therese deri ne heqje dore nga loja e piset e politikes.
E analiste qe luajne neper studio televizive interesa marketingu kompanish private e kulla Babeli per tarafe politikanesh e oligarkesh.
Nuk eshte traume, por drame shume aktesh e mizerjes se mosvleresimit te profesionistit ne sistemin shqiptar te punes!
Po eshte e paligjshme publikimi i nje data base me te dhenat e mijera punonjesve, por eshte po aq e ligjshme qe cdo kompani, biznes i madh o i vogel, institucion privat i publik te kete faqen e transparences ku personat ne nivel drejtues e pergjegjes kane te publikuar pasurine e pagen e tyre.
Eshte kunder cdo deontologjie profesionale qe gazetari analist te jete shef marketingu e aq me teper i nje institucioni qe kujdeset per shendetin publik.
E nuk eshte se po tentohet nje revolucion social per shkak te dallueshmerise, (sic po kerkojne ta devijojne o justifikojne pagen e tyre) por nje e vertete e rradhes e mbajtur fshehur prej kohesh e qe ky skandal e beri te dallueshem mes te tjereve.
Ndoshta “lepuri mund te fle diku tjeter”, o ndoshta eshte vec nje tjeter rrumpalle e rradhes per te hequr vemendjen nga rrumpallat me te rrezikshme e lene te qete e nen hije interesa politike e ekononike.
Nje tjeter faqe e kalbesires ku po zhytemi u zbardh!
Gazetaret qe grisin kepucet rrugeve e paguhen me qindarka sot jane po ne kerkim te lajmit, ndersa analistet e borderove kane nisur diten ne qendrat estetike e botike, ne kerkim te look-ut per show-in e rradhes.
*Ato shamite tek xhepi i xhaketes me te cilat jeni uniformizuar zevendesojini me euro “te dallueshme”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



