E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
48-vjeçarja dyshohet se është vetëhedhur në një greminë! Në vendngjarje janë gjetur telefoni dhe një fletore
Lajme

48-vjeçarja dyshohet se është vetëhedhur në një greminë! Në vendngjarje janë gjetur telefoni dhe një fletore

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Meshqerraj në Malësi të Madhe. Një 48-vjeçare është larguar nga banesa e saj mëngjesin e së premtes (24 dhjetor) dhe dyshohet se është vetëhedhur në një greminë pranë zonës.

Zhdukjen e saj nga banesa e ka raportuar bashkëshorti i 48-vjeçares me iniciale Sh.H. Kjo ka vendosur në lëvizje policinë e cila nga kontrollet e para, ka arritur të gjejë celularin e saj dhe një fletore në afërsi të një shpelle.

Këto sende kanë ngritur dyshime se 48-vjeçarja është vetëhedhur në greminë e për pasojë ka ndërruar jetë. Por për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, nuk është bërë dot gjetja e saj.

Policia e Shkodrës njofton se në mëngjes do të angazhohet RENEA dhe FNSH-ja për të gjetur trupin e shtetases me iniciale Sh.H. Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.