E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parakalimi i gabuar shkaktoi tragjedinë/ Arrestohet në spital shoferi i ‘Benz-it’, humbën jetën babë e bir
Publik News

Parakalimi i gabuar shkaktoi tragjedinë/ Arrestohet në spital shoferi i ‘Benz-it’, humbën jetën babë e bir

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e djeshme në aksin e Rrugës së Kombit, duke lënë pas dy të vdekur, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar dhe dy të plagosur rëndë.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën 33-vjeçari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, O.Prenga, 3 vjeç.

Tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe bashkëshortja e të Shkurtit, Fabiola Prenga, 27 vjeçe.

Familja Prenga ndodhej në makinën tip “Opel” kuu u përplasën me makinë tip “Benz”.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe shoferi i automjetit tip “Benz”, që u përfshi nga flakët. Raportohet se Arlind Mihaj, ka pësuar djegie të shumta. Shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të “Benzit”.

Kështu, ditën e sotme policia i ka komunikuar masën e arrestit në Spitalin e Tramuës Arlind Mihajt, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.