E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënkryetari i LSI denoncon punësimet në Kryeministri: Rama paguan qindra mijëra euro për komentues në facebook, SPAK rri e vështron
Lajme

Nënkryetari i LSI denoncon punësimet në Kryeministri: Rama paguan qindra mijëra euro për komentues në facebook, SPAK rri e vështron

Gjithashtu Vasili thekson se me mijëra persona të tjerë paguhen si servilë për të të bërë komente në rrjetet sociale të kryeministrit.

Numri 2 i LSI-së, shprehet se nëse SPAK-u nuk do të ishte i kapur atëherë do të kishte vepruar në lidhje me këto  abuzime flagrante me qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit.

Postimi i plotë:

Skandali! Rama paguan qindra mijra euro rroga komentues FB dhe SPAK qe rri e veshtron!

E turpshme dhe e denueshme, por e vertete!!

Vetem Rama paguan me rroge edhe 25 ndihmësa, perveç 5 keshilltareve, pra mijra euro çdo muaj.

Veliaj paguan 22 keshilltare per vete serish mijra euro cdo muaj.

Mijra e mijra servile te tjete paguajne vetem qe te bejne komente debile per postimet ne FB te Rames dhe Veliajt.

Mijra e mijra te tjere neper ministri e bashki shqyejne miliona euro rroga per te mos bere asgje.

Dhjetra milion dollare nga gjaku dhe djersa e shqiptareve shkojne dem per te paguar kete ushtri servilash dhe debilash.

Gazetare dhe artiste, qe shesin lart e poshte mender paanesine e tyre dhe ku me se fundi u muar vesh qarte e me fakte, qe vetem lepijne sahanet e qeverise dhe pastaj leshohen neper tv qe te justifikojne sahanlepirjen dhe rrogen e tyre.Ptu çfare neverie.

Tashme i madh dhe i vogel e dijne qe drejtesia eshte kapur nga rilindja.

Ne se SPAK-u nuk do te ishte i kapur, do te kishte vajtur me vrap ne zyrat e shtetit.

Dhe duke filluar nga Rama dhe Veliaj do tu kishte bere hatane ketyre, qe shqyejne parate gjakun e djersen e shqiptareve per te paguar lloj soj debilash e servilash, qe tu bejne fresk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.