E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LISTA/ Monitorimi i Kontraktorëve të Bashkive, këto janë kompanitë që kanë përfituar më shumë nga
Lajme

LISTA/ Monitorimi i Kontraktorëve të Bashkive, këto janë kompanitë që kanë përfituar më shumë nga

Pas një monitorimi 6 vjeçar, i filluar në vitin 2015 pas ndarjes së re territoriale dhe i përfunduar  në dhjetor 2021, Open Data Albania ka publikuar 7 kompanitë që kanë përfituar më shumë nga tenderat e Bashkive.

Janë miliona euro të fituara nga kompanitë, të cilat me projektet e tyre kanë arritur të marrin besimin e bashkive në të gjithë vendin.

Renditja e 7 kompanive që kanë përfituar më shumë nga tenderat e Bashkive (2015 – 2021)

  1. Fusha Shpk  – Kompania e zotëruar nga Shklqim Fusha ka arritur të fitojë 58 tendera nga 3 bashki, me vlerë totale kontratash 5.836.918.745 lekë pa TVSH

Kjo kompani ka përfituar 49 tendera nga Bashkia Tiranë, 7 nga Bashkia e Vorës dhe 2 nga Bashkia e Roskovecit.

https://opencorporates.al/sq/nipt/J61922018S

  • 2. Salillari – Nën zotërimin e Pëllumb Salillarit, kompania që shpeshherë është vënë në qendër të skandaleve për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, ka përfituar 29 kontrata nga 10 bashki të ndryshme, me nje vlerë totale 4.095.816.148 lekë pa TVSH

https://opencorporates.al/sq/nipt/J62903125G

  • 3. G.P.G Compant – Paqësor Buzi dhe Gëzim Dani, nëpërmjet kompanisë që administrojnë kanë arritur të fitojnë 35 kontrata nga 15 bahski të ndryshme, me një vlerë totale 2 568 745 635 Lekë pa TVSH. Pjesën më të madhe të kontratave kjo kompani e ka përfituar nga Bashkia e Lushnjes, 15 të tilla.

https://opencorporates.al/sq/nipt/J64324443V

  • 4. Curri Shpk – Janë 17 kontratat e përfituara nga 11 bashki të ndryshme nga kompania e administruar nga Faik Curri, me një total prej 234.3069.273 lekë pa TVSH. Pjesën më të madhge të kontratave  eka përfituar nga Bashkia Bulqizë (4) dhe Bahskia e Malësisë së Madhe (3).

https://openprocurement.al/…/list/corporate_id/J67902718S

  • 5. Alba Konstruksion – Kompania e administruar nga Atnand Koni ka përfituar 18 kontrata nga 10 Bahski të ndryshme, me një vlerë totale pre 220.1025.658 lekë pa TVSH. Bashkia e Tiranës (4) dhe Bashkia e Divjakës (3) kanë qenë organet vendore që i kanë dhënë më shumë tendera kësaj kompanie.

https://openprocurement.al/sq/tender/list/corporate_id/J61812013R?

  • 6. ALKO – Imex General Constructioni – Enkelejda Çeli dhe Arbër Abazi, dy admninistratorët e kësaj kompanie, kanë arritur të përfitojnë një numër të madh kontratash, pasi janë shpallur fitues të 46 tenderave, me një vlerë totale 2.019.242.784 lekë pa TVSH. Bashkia Devoll (13) dhe Bashkia Shkodër (10) janë organet nga të cilat kompania ALKO ka përfituar më shumë kontrata.

https://openprocurement.al/…/list/corporate_id/K91326028I

  • 7. “4 A-M Shpk” – Nën administrimin e Ardit Metaliajt, kompania ka arritur të përfitojë 26 tendera në 6 vitet e fundit, me një vlerë totale prej 2.045.111.165 lekë pa TVSH.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.