Energjia që iu dha borxh Kosovës, sa vjedhja në 3 tendera e drejtorit të KESH, Ergys Verdho
Kryeministri demagog, cinik e egoist Edi Rama, qëllimisht për të denigruar modelin qeverisës të kryeministrit Albin Kurti apo për të kënaqur “vëlla” Vuçiçin, deklaroi se Kosova është katandisur keq për energji elektrike, por nuk tha, se Albin Kurti nuk po e zhvat buxhetin Kosovës, siç bënë ky me buxhetin e Shqipërisë, duke sajuar kriza artificiale si në muajin tetor 2021, për të blerë energji me ankande false 255 Euro/MWh, nga 50 Euro/MWh që është në bursë
Kryeministri demagog e megaloman Edi Rama, fillimisht e propagandoi si “dhuratë” energjinë elektrike, që iu dha Kosovës për dy ditët ndërrimit të viteve, por pasi qeveria e Kosovës, saktësoi se energjia ishte dhënë borxh, ministrja Balluku deklaroi se është ndihmë që do rikthehet në stinën e verës.
Më dinjitoze dhe përafruese mes dy qeverive të një kombi, do ishte që qeveria shqiptare, t’ia jepte falas energjinë elektrike Kosovës, mbasi sasia 7680 MWh e dhënë borxh është sa 0.5% e sasisë vjetore që harxhon rrethi i Skraparit.
Ekonomikisht, referuar raportit të Entit Rregullator të Energjisë, sasia e energjisë që iu dha borxh Kosovës, është e barabartë me humbjet vjetore, që OSHEE deklaron për rrethin e Peqinit, ose sa humbjet totale në rrethet Bulqizë e Ersekë.
Ndërsa sipas krahasimit penal, sasia 7680 MWh që iu dha borxh Kosovës për dy ditët e ndërrimit të viteve, është e barabartë me vjedhjet që drejtori i KESH, Ergys Verdho, ka bërë gjatë muajve nëntor-dhjetor, vetëm në 3 tenderët e denoncuar nga media.
Konkretisht, vjedhja në tenderin me vlerë 980 milionë lekë, për shërbime rutinë në godinat e qendrave zjarrfikëse të HEC-ve Vau i Dejës, Fierzë e Koman; vjedhja 840 milionë lekë për shesh parkimi makinash të zyrtarëve dhe tenderi 63 milionë lekë, për mbikëqyrjen e rënie së gjetheve në pemët rrotull HEC-Fierzës.
FAKT/ Kryeministri cinik e egoist Edi Rama, qëllimisht për të denigruar modelin qeverisës të kryeministrit Albin Kurti, ose për të kënaqur “vëlla” Vuçiçin; deklaroi se Kosova është katandisur keq për energji elektrike, por nuk tha, se Albin Kurti nuk po e zhvat buxhetin e Kosovës, siç bënë ky me buxhetin e Shqipërisë, duke sajuar kriza artificiale si në muajin tetor 2021, për të blerë energji me ankande false 255 Euro/MWh, nga 50 Euro/MWh që është në bursë./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



