“Rrini të qetë!”, Rama ironizon situatën në PD me Dostojevskin: Në ferr ka vend për të gjithë, s’ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në PD, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë.
Përmes një statusi në “Facebook’ Rama ka kujtuar një thënie të shkrimtarit të njohur Dostojevski.
Kujtojmë se më 8 janar Komisioni i Rithemelimit ka thirrur një protestë që do të mbahet në selinë e PD-së, ndërkohë që kjo është e para herë që ndodh një tubim i tillë për një parti politike.
MESAZHI I RAMES
Rrini të qetë!
Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri!
Dostojevski
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



