E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selia e PD-së ‘skenë krimi’, hetuesit sekuestrojnë serverin e kamerave të sigurisë pas protestës së dhunshme
Lajme

Selia e PD-së ‘skenë krimi’, hetuesit sekuestrojnë serverin e kamerave të sigurisë pas protestës së dhunshme

Hetuesit e Prokurorisë kanë sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë në Partinë Demokratike.

Hetuesit ndodhen brenda selisë së PD dhe po mbledhin provat.

Agjentët e Prokurorisë së Tiranës janë edhe në oborrin e selisë blu për të mbledhur provat për hetimin që ka nisur pas protestës së dhunshme të Sali Berishës.

Më herët drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj e konsideroi “skenë krimi” oborrin e Partisë Demokratike.

1

Ajo ndodhet në selinë e PD duke udhëhequr punën e hetuesve në mbledhjen e provave.

Kujtojmë që protestuesit i nxorrën jashtë funksionit disa nga kamerat e sigurisë të vendosura në fasadën e godinës së PD-së, duke i dëmtuar ato dhe errësuar me spraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.