E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos i zmadho shumë gjërat gjatë procesit të të menduarit
Uncategorized

Mos i zmadho shumë gjërat gjatë procesit të të menduarit

Një metodë e shkëlqyer që të ndihmon për t’u bërë person më paqësor, është të qenit i ndërgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj faktit se mendimet e shpeshta negative dhe pasiguria mund të dalin jashtë kontrollit shumë shpejt.

A e ke vënë re se sa i tensionuar ndjehesh kur bie në mendime? Dhe për më tepër, sa më shumë të zhytesh në detajet e situatës që të shqetëson, aq më keq do të ndihesh. Një mendim të çon te një tjetër dhe pastaj një tjetër, deri në atë pikë ku nuk mban dot më dhe të zë ankthi aq sa e ke të vështirë ta mbledhësh përsëri veten.

 Për shembull, mund të zgjohesh në mes të natës dhe kujtohesh për një telefonatë që duhet të bësh të nesërmen. Atëherë, në vend që të ndjehesh i çliruar që u kujtove për këtë telefonatë të rëndësishme, fillon të mendosh rreth të gjitha gjërave që duhet të bësh të nesërmen. Fillon të inskenosh biseda të mundshme me shefin tënd, duke e shqetësuar veten akoma më tepër.

Sa më shpejt t’i bësh ballë këtij orteku mendimesh, më të lehtë do ta kesh të ndalosh. Atëherë, në vend që të fiksohesh tek dita e nesërme, thuaji vetes, “Aha, fillova prapë unë” dhe me vetëdije zhduke mendimin pa lindur akoma./Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.