E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Specialistët e IT te Tatimet u bënë bashkëpunëtorët e drejtësisë, zbuluan skemën
Publik News

Specialistët e IT te Tatimet u bënë bashkëpunëtorët e drejtësisë, zbuluan skemën

Specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako ishte ajo që zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale të mbi 680 mijë qytetarëve, duke bashkëpunuar me drejtësinë.

Mësohet se pas shoqërimeve në Polici, kolegu i saj Andi Agraj i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët, por një gjë e tillë nuk u bë nga ajo.

Pas Qirjakos, bashkëpunëtor i drejtësisë u bë edhe Agaraj, i cili pranoi krimin duke treguar më pas edhe emrat e  dy përmbaruesve privatë që ja kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit. Rezulton se nga kompjuteri i Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek Agaraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.