PD zbulon emrin: Demokratët e braktisën Berishën që donte gjakderdhje
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë dhunën që ndodhi në 8 janar nga protesta e Sali Berishës para selisë blu.
Në një reagim thuhet se sulmi kundër PD u bë nga të inkriminuarit, duke bërë publik edhe një nga emrat.
Bëhet fjalë për shtetasin, Selman Krasniqi, i cili rezulton me precedent penal në fushën prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
“Çdo ditë po behët më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
Në një reagim me heret PD theksoi se dhuna ka qenë e organizuar dhe e planifikuar nga Sali Berisha, përmes një grupi mercenarësh të udhëhequr nga Flamur Noka, me qëllim goditjen e demokratëve, të cilët ishin brenda selisë.
Por sipas PD, përpjekjet kriminale për të përplasur demokratët me njëri tjetrin dështuan dhe nga rrënojat e së shkuarës, tashmë do të ngrihet një PD europiane dhe modern.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



