PD nxjerr emrat e personave që sulmuan selinë blu: Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, demokratët i braktisën
Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot me denoncimet për dhunën e ushtruara në selinë e PD-së gjatë protestës së 8 janarit, e organizuar nga Sali Berisha.
PD ka publikuar emrat, që sic thotë ajo janë mercenarët e Sali Berishës. Sipas PD, Berisha dhe bandat e tij dështuan sepse demokratët i braktisën.
Në reagim thuhet se mbi rrënojat e dhunës PD po ngrihet çliruar nga makthi dhe duna e së shkuarës.
“Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”, thuhet ne reagimin e PD-se.
Emrat e publikuar nga PD
Valdrin Derivshaj
Arben Dervishaj
Orges Derivshaj
Qendrim Derivshaj
Arben Dervishaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



