Berisha akuza të forta ndaj Bashës: Lulzim Brava nxori armët nga selia, do zbuloj emrat e vrasësve…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës për më shumë se dy orë.
Berisha tha se një pjesë të emrave, të atyre që ai i quan mercenarë, vrasës e trafikantë, i ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa ka shtuar se do të dorëzojë çdo provë.
“Emrat konkretë i keni të publikuar edhe në facebook tim, disa prej tyre. Facebook e kam publik. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdorte dhe banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje, bashkëpunimi, të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë.
Emrat e mercenarëve, një pjesë i kanë ndaluar. Problemi është se armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë, në seli, si roje të Lulzim Bravës,” tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



