E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i beson Qarkun e Korçës Ervin Salianjit
Lajme

Basha i beson Qarkun e Korçës Ervin Salianjit

Pas shkarkimit të përkrahësve të Sali Berishës, mes të cilëve dhe Edmond Spahos nga funksionet partiake, kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur drejtuesin e ri të qarkut të Korçës.

Mësohet se ky post i është besuar Ervin Salianjit, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte i dyti në listën e deputetëve.

Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, njoftohet  se Salianji do të marrë postin drejtues që mbante Edmond Spaho.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokratike të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se:  Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhet në mesazhin  e Bardhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.