E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja shqiptare në zi për të dashurin
Uncategorized

Këngëtarja shqiptare në zi për të dashurin

E veshur kokë e këmbë me të zeza shfaqet këngëtarja Sheila Haxhiraj në klipin e saj më të ri, me titull “T’iki t’iki”. Artistja ka ndarë me ndjekësit këtë lajm, ku shfaqet si një femër fatale në zi për një dashuri të humbur.

Me këtë këngë të re, pas disa muajsh pauzë, duket se Sheila sjell një elegji dashurie, ndërkohë që e konsideron “big project”. Për historinë me fund të dhimbshëm që do të rrëfejë në këtë këngë, ajo ka zbuluar pak nga teksti ku thuhet: “E ku je tash, e di që dhemb, po kohën s’mundesh me kthy pas…”.

Ky është klipi i dytë që Sheila publikon, pas atij në fund të pranverës, që u konsiderua dhe një rikthim për këngëtaren në tregun e muzikës, pas një viti e gjysmë pauzë.

Pasi fitoi “X Factor 1”, ajo njihet si vajza që i pëlqen muzika R&B, por në bashkëpunimin me Ervin Gonxhin, ajo erdhi me motive ballkanike. Edhe ky produksion fliste për një histori dashurie, pas atij “Datty datty”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.