E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mera do tê bashkohet me Sali Berishën, paralajmëron “uragan” në politikën shqiptare
Lajme

Mera do tê bashkohet me Sali Berishën, paralajmëron “uragan” në politikën shqiptare

Analisti Genc Burimi deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit do të ndahet “shapi nga sheqeri”, sa i përket zhvillimeve të vrullshme politike në kampin e opozitës, por edhe në përgjithësi.
Ai ka paralajmëruar një bashkim të forcave të Metës dhe me Berishën, që sipas tij do të kthehet në një uragan.

Deklarata e Burimit:

“Është kthimi i Metës që do ta shumëfishojë opozitën. Meta do të shkojë t’i thotë Berishës, pse do të shkosh të gjesh një bir tjetër shpirtëror. Për mendimin tim do të shkohet drejt një bashkimi LSI-PD. Është një fitore e madhe që më 6 mars do të mbahen zgjedhjet, se do të ndahet shapi nga sheqeri. Aty do të tregojë Berisha nëse është më i fortë se Basha, se Edi Rama apo se Yuri Kim. Problemi është se për kë PD do të votohet? Nëse do të fitojnë kandidatët e Berishës, për Yuri Kim do të ishte një tmerr. Çdo fitore e Berishës është një grusht simbolik ndaj Yuri Kim. I tregon Ramës po merrem me këtë “kopilin” që kam këtu, e katër vjet nuk do i mbash çelësat e pushtetit. Berishës i duhej një fitore e parë. Imagjinoni që ky Berisha fiton me 6 mars, dhe gjykata ia jep partinë Lulzim Bashës, atëherë do të ketë revolucion. Po i mori Berisha këto zgjedhje nuk është dëm vetëm për Bashën, por edhe për Ramën, i hap rrugë bulevardit të protestave“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.