E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Futbollisti i Manchesterit mbetet pas hekurave, shtohen akuzat ndaj tij
Lajme

Futbollisti i Manchesterit mbetet pas hekurave, shtohen akuzat ndaj tij

Rëndohen më tej pozitat e futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood. 20-vjeçari është arrestuar me akuzën e sulmit seksual dhe kërcënimit me vrasje. Ai u u ndalua nga policia e Manchesterit të dielën, pas fotove të publikuara nga e dashura e tij në Instagram, ku ajo shfaqej e gjakosur dhe me hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjykata ka vendosur ta mbajë më gjatë në burg (të paktën deri të mërkurën), për shkak të vijimit të hetimeve. 20-vjeçari u arrestua si i dyshuar për përdhunim dhe sulm fizik, por tashmë mbi të rëndon dhe akuza e kërcënimit.

Klubi i Manchester United ka qenë i prerë në qëndrim, duke e përjashtuar pa afat sulmuesin, derisa të mbyllet procesi ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.