Rama nxjerr pamjet: Përfundon mbikalimi në rrugën e aeroportit të Kukësit
Kryeministri Edi Rama e nisi këtë mëngjes me disa pamje të publikuara nga rruga që të çon për në aeroportin e Kukësit.
Kreu i qeverisë thotë se ka përfunduar mbikalimi i kësaj rruge dhe është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.
Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë Rama dha lajmin se duke filluar nga muaji maj i vitit 2022, kompania loë cost, WizzAir do të nisë fluturimet nga aeroporti i Kukësit në katër destinacione të reja Vjenë, Mynih, Baden dhe Bazel.
Kreu i qeverisë u shpreh se çmimet e udhëtimeve do të jenë nga 19 euro, duke shtuar se nuk do t’u ndahet çunave të Kukësit derisa ata të udhëtojnë me tarifa simbolike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



