Lideri i Opozitës: Prioritetet tona, reforma territoriale dhe zgjedhore
Para seancës parlamentare të ditës së sotme, ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do mbledhë grupin parlamentar.
Basha ka deklaruar prej kohesh që 2 prej prioriteteve kryesore të saj janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Burimet nga PD thonë se deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive. Lideri i opozitës ka qenë në kontakt me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetke mbi prioritetet e Partisë Demokratike.
Po ashtu mësohet se në lidhje me drejtësinë, Basha ka thene se PD “mbështet cdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



