E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta mesazh para Shën Valentinit : Mimozat po çelin, pranvera nuk ndalet
Politikë

Meta mesazh para Shën Valentinit : Mimozat po çelin, pranvera nuk ndalet

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot duke dhënë një mesazh miks, për dashurinë dhe politikën.

“Mimozat po çelin dhe Shën Valentini po afron. Pranvera nuk ndalet!”, shkruan Meta në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale.

Me shprehjen se pranvera nuk ndalet, Meta nënkupton popullin e 2 marsit për të cilin ai e përmend sa herë që ka konflikte me mazhorancën.

Një ditë më parë ai do të mbante një tjetër status, duke sulmuar kryeministrin  Edi Rama. “Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur”, do të shprehej Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.