E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e mundi Olta Sergein në diplomacinë ndërkombëtare.
Publik News

Si e mundi Olta Sergein në diplomacinë ndërkombëtare.

 

1- Sergei Lavrov, është një diplomat i ashpër i admiruar edhe nga armiqtë e Moskës dhe një zbatues ndonjëherë i padepërtueshëm i politikës së jashtme të Kremlinit.

1.1- Olta është gjithashtu një diplomate e ashpër dhe që luan me karta të hapura luftën diplomatike. E dashur edhe për armiqtë.

2- Lavrov, diplomat me përvojë, energjik, mishëron pozicionin sfidues të Rusisë dhe muskulin gjeopolitik të Rusisë.

2.1- Muskuli i Oltës është e bukuria sikur e Helenës, me përvojë sikur Helena, sfiduese sikur ajo.

3- Lavrov shpesh fotografohet i mbështetur mbi një tavolinë, me duar të lidhura së bashku, duke vrenjtur vetullat mbi syzet e tij.
– ‘atij nuk i lejohet të kërcejë’ –

3.1- Oltës i pëlqen të fotografohet shpesh me veshje ushtarake. Vetullat i ka si gjysëmhënë, dhe kërcen tango bukur.

4- Lavrov, ka punuar 15 vjet në selinë e OKB-së në Nju Jork, vajza e tij ka studiuar në Universitetin e Kolumbias.

4.1- Olta ka qenë emigrante në Amerikë, studimet për arsye sigurie i ka sekrete.

5- Lavrov, është rusi që njeh dhe përshtatet më mirë perëndimin.

5.1- Olta, është shqiptarja që njeh më mirë se kushdo kulturën perëndimore.

6- Lavrov, karakterizohet nga një ironi e frikshme.

6.1- Olta karakterizohet nga çiltërsia.

7- Lavrov ka thënë se ka dashur të studionte frëngjisht dhe arabisht në universitet.

7.1- Olta nuk ka patur preferenca të veçanta, ndoshta ka patur tërheqje për shkollë ushtarake.

8- Rex Tillerson ka thënë për Lavrov: “Nuk mund të tangosh me Lavrov sepse ai nuk lejohet të kërcejë”.

8.1- Anthony Blinken ka thënë për Oltën: “S’ka kërcimtare më të denjë se ajo”.

9- Psikologjia e negociatorit.
I pyetur një herë se çfarë duhet për të qenë një diplomat, Lavrov ka thënë se cilësitë kryesore janë; të qenit “erudit”, të njohësh mirë e historinë dhe të kuptosh psikologjinë e negociatorit në tavolinë.

9.1- Psikologjia e negociatores Olta.
Nuk ka nevojë të lexosh apo të jesh e ditur fare, mjafton t’i qepesh mbas personit apo organizatës së duhur, të dish pikat e dobëta të udhëheqësit dhe të kuptosh psikologjinë e tij, negociatat i bën tjetërkush.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.