E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Koka prej 2 muajsh në qeli, ndërsa Rama, Veliaj, Bllako etj… të qetë në qeveri
Politikë

Lefter Koka prej 2 muajsh në qeli, ndërsa Rama, Veliaj, Bllako etj… të qetë në qeveri

A ka bërë SPAK pazar me Edi Ramën e Lefter Kokën, për ta mbajtur ca kohë në qeli deri sa të shuhet skandali?/ Një aferë të tillë plehrash, trafikantëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri nuk ua miratuan as qeveritë në Zimbabve e Ugandë, por ua miratoi e financoi kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me bandën e tij, duke u dhënë 430 milionë Euro fonde publike, pagesat e të cilave po vazhdon t’i bëjë Balluku e Lali Eri nga 1.8 milionë Euro në muaj, paçka se bosët e koncesionit janë në kërkim ndërkombëtar

Më 15 shkurt u mbushën dy muaj, nga dita kur SPAK dhe Gjykata e Posaçme, arrestuan dhe lanë në qeli ish-ministrin e LSI dhe më pas deputet i PS, Lefter Koka, për aferën e landfilleve, sidomos të Elbasanit dhënë brenda 1 dite me letra false Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalljas.

Sipas SPAK e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe të pyeturve prej tij, po faktohet se me landfillet Elbasan, Fier e Tiranë është inskenuar dhe realizuar vjedhja e 430 milionë Euro fonde publike, nga kupola e qeverisë dhe tre kryebashkiakët Veliaj, Sejdini e Subashi.

Mirëpo ende sot pas 60 ditësh, në qeli është vetëm ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, faktuar si një nga ingranazhet kryesore të ‘makinerisë’ shtetërore të kësaj vjedhjeje, me vlerë sa 13 buxhete vjetore që qeveria i jep Bashkisë së Tiranës.

Nuk ka asnjë dyshim tashmë, se Lefteri është ‘kurbani’, por jo koka e pazarit të bërë me trafikantëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilëve, pa asnjë cent investim nga xhepi i tyre, kryeministri i maskuar pas logos së Këshillit të Ministrave, u dhuroi 430 milionë Euro për përpunim plehrash.

Sikur të ishin ‘magjistarë’ e jo zyrtarë shteti, 5 drejtorë qendrorë, 4 ministra dhe kryeministri Rama, brenda 1 dite studiuan projektet e landfilleve me nga 120 faqe dhe miratuan 17 akte zyrtare e 5 vendime qeverie në favor të pazarit me dy trafikantët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Nga 10 zyrtarët e lartë që kanë firmosur letrat e landfilleve, në qeli prej 60 ditësh gjendet vetëm Lefter Koka, i faktuar dhe për akuzën e ryshfetit 3.8 milionë Euro, marrë nga Zoto-Mërtiri nëpërmjet faturave false me kompanitë e tij fantazma.

Por as 6 minuta, SPAK nuk e ka shqetësuar për ta pyetur kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj e deputetin Alqi Bllako, tashmë të provuar bashkë me Lefter Kokën, si lejues, miratues dhe mbështetës të kësaj afere plehrash, që trafikantëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, nuk ua miratuan as qeveritë në Zimbabve e Ugandë.

Mirëpo ia lejoi, miratoi e financoi kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me bandën e tij Veliaj-Koka-Felaj-Bllako-Sejdini e Subashi, të cilët firmosën letrat fiktive dhe 430 milionë Euro fonde publike, pagesat e të cilave po vazhdon t’i bëjë Balluku nga 1.8 milionë Euro në muaj.

A do thirren e prangosen nga SPAK, këta kryehajdutë të qeverisë, apo vetë shefat e SPAK dhe të Gjykatës së Posaçme, kanë bërë pazar me  Edi Ramën e Lefter Kokën, për ta mbajtur ca kohë në qeli, sa për propagandë deri sa të shuhet skandali, tamam si kujdestarin te filmi ‘Lulëkuqet mbi mure’… e pasaj ta lirojnë me ‘sëmundje zemre”./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.