FOTOT/ Donaldi çon në Prekaz portretin e Adem Jasharit
Donaldi e çoi portretin e Adem Jasharit, të cilin e krijoi brenda Big Brother në Prekaz dhe takoi Bekim Jasharin.
Finalisti i “Big Brother Vip Albania”, Donald Veshaj, ka përfunduar portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Realizimi i portretit është bërë për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Piktura mban portretin e heroit, dhe Donaldi ka zgjdhur t’ia dhurojë atë familjes Jashari. Videoja është shoqëruar me këngë dedikuar heroit të Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



