E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e fatit/ Shkumbini dikur promovonte këngën për “të dashurën që vdes në aksident”
Lajme

Ironia e fatit/ Shkumbini dikur promovonte këngën për “të dashurën që vdes në aksident”

Aksidenti fatal në aksin Fushë Krujë-Milot i mori jetën çiftit të të rinjve, Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almeina Karaj, 16, në mesin e 4 viktimave.

Nga përplasja e fortë e dy automjeteve, humbën jetën edhe drejtuesi i makinës, Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. E plagosur ka mbetur një 34-vjeçare, që ndodhej në makinë me çiftin e të rinjve.

Perplasja mes dy makinave, “Benz” dhe “Golf 4” ishte shumë e fortë, pasi makinat po lëviznin me një shpejtësi më shumë se 100 km/h.

Shkumbin Brati, i riu, i cili humbi jetën bashkë me të fejuarën e tij, i pëlqente muzika dhe kishte realizuar disa këngë, një prej të cilave e ka promovuar dhe në televizionet shqiptare.

Në këngën që po promovonte, ai flet për një histori, ku, një djalë emigrant kishte humbur në aksident të dashurën e tij dhe nuk kishin arritur dot të fejoheshin dhe të jetonin bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.