E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shpall fitues në Shkodër, Bardh Spahia jep mesazhin e parë: Atyre demokratëve që për pak humbën rrugën u them se…
Lajme

U shpall fitues në Shkodër, Bardh Spahia jep mesazhin e parë: Atyre demokratëve që për pak humbën rrugën u them se…

Bardh Spahia, i cili në zgjedhjet e 6 marsit për kryetar bashkie garonte nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” u shpall fitues, duke marrë më shumë vota se dy rivalët e tij të PS dhe PD.

Spahia në mesazhin e parë që dha për mediat, iu drejtua atyre demokratëve, të cilët nuk e votuan, duke i thënë se dera do të jetë e hapur.

“Dua të falënderoj nga zemra stafin e shtabit tonë elektoral, por edhe këtë rini të jashtëzakonshme, që i dhanë frymë tjetër kësaj gare elektorale.

Me falënderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë tonë, ju garantoj se nga nesër do të jem kryebashkiaku i Shkodrës.

Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan, për ata demokratë që për pak humbën rrugët, dera do të jetë e hapur për të gjithë demokratet e vërtetë.

E para do të komunikoj sic duhet me qytetarët e mia dhe do ti japim zgjidhje të gjithë problematikave. Sot jemi për të vlerësuar forcën e ndryshimit. Sot vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra sot është fituese”, tha Spahia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.