E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi i karburanteve i qeverisë  monopoliste
Sot

Bordi i karburanteve i qeverisë monopoliste

Të gjitha pikat e karburantit në vend rrisin apo ulin çmimin disa herë brenda 2-3 ditësh, në të njejtën kohë dhe në nivele thuajse identike; çmimi i karburantit në këto pika ngrihet në çast dhe disa herë më shumë se rritja e çmimit të naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare—mjaftojnë këto dy fakte për të vertetuar se në treg ka fuqi absolute monopoliste, pavarësisht nëse kjo fuqi ushtrohet nga një apo disa aktorë.

Treguesi kryesor (dhe e keqja) e monopolit është aftësia për të NDIKUAR çmimin në treg—ndërkohë në rastin tonë kemi të bëjmë me fuqi për të PERCAKTUAR çmimin në treg.

Bordi i karburanteve i qeverisë është ruajtja e gjendjes monopoliste—vetëm se monopolin do e drejtojë për pak kohë vetë qeveria, e cila prej disa vitesh është mundësuesja dhe garantuesja e këtij monopoli/oligopoli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.