Deputeti demokrat propozon ‘zgjidhjen’ për të bashkuar PD-në
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka propozuar që kryetari aktual, Lulzim Basha të tërhiqet nga drejtimi i partisë, ndërkohë që të krijohet një grup i posaçëm që të negociojë me Foltoren, por pa Sali Berishës.
Sipas Dashnor Sulës, “nukli i të dy palëve duhet ta drejtojë PD-në deri në zgjedhje dhe më pas të behën zgjedhjet në parti”.
“Propozoj që të tërheqtë zotit Basha dhe të krijohet një nukël dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën, e të punojnë për PD-në. Nukli i dy palëve të drejtojë PD-në deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti”, ka thënë Sula gjatë mbledhjes së Grupit të PD me dyer të mbyllura, raporton gazetari Mariglen Kume.
FUSHATA DHE LOGO
Më herët deputeti i Elbasanit, Dashnor Sula është treguar i ashpër, teksa mësohet se ka kritikuar kryetarin Lulzim Basha se nuk doli në fushatë për të takuar njerëzit.
Sipas gazetarit të Panorama.al, Mariglen Kume, Dashnor Sula është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura sa Sali Berisha 77 vjeç zhvilloi 12 takime elektorale, ndërkohë që ka kërkuar nga Lulzim Basha se ‘ku ishe ti?”.
“Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralitit. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion.
Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme. Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime.
Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parshikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen!
Basha lirojani lakuan që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi”, mësohet të ketë thënë Sula.
DEBATI
Ndërkaq, Dashnor Sula është shprehur nëse flet për partneritet me SHBA duhet të sillet si politikan perëndimor dhe jo të ngelë rob i egos për të qenë me patjetër në krye të partisë.
“Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim?
A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë!
Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në preambulën flet për marrëdhënien me SHBA.
Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë!”, ka deklaruar ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



