Arrestohet në Suedi 36-vjeçari shqiptar
Në pranga është vendosur shtetasi Bledar Haroku, 36 vjeç. Sipas policisë, në vitin 2013 në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë mashtruar shtetasin me iniciale L.V.
Nëpërmjet mashtrimit, at ai kanë marrë këtij shtetasi një shumë prej 136 mijë eurosh. 36-vjeçari u arrestua në Stokholm të Suedisë teksa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Gjtihashtu bëhet me dije se në vitin 2015, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vite burg në mungesë për veprën penale mashtrimi, e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Bledar Haroku, 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



