E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim bën thirrje: Presim hapa konkretë, të mbyllen mundësitë për korrupsion
Lajme

Yuri Kim bën thirrje: Presim hapa konkretë, të mbyllen mundësitë për korrupsion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me raportin e Agjencisë së Kadastrës për zyrën e Durrësit, e cila është një ndër më problematiket dhe dyshohet për krime të shumta që kanë të bëjnë me tjetërsimi ne pronave të bregdetit.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë. Sipas kryediplomates amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE”,shkruan Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.