E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partizani-Vllaznia pa gola,pretendime për penallti, shtyllë dhe gol i anuluar
Publik News

Partizani-Vllaznia pa gola,pretendime për penallti, shtyllë dhe gol i anuluar

Mes Partizanit dhe Vllaznisë mbetet gjithcka e hapur për finalistin e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi pa gola, me Partizanin si pritës në “Elbasan Arena”.

Të kuqtë ishin me insistues dhe e kërkuan golin më shumë, pretenduan për penallti, goditën edhe shtyllën me Skukën, por nuk realizuan. Vllaznisë në fund iu anulua një gol.

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, e ka cilësuar një ngjarje shumë të dyshimtë anulimin e golit nga gjyqtari Olsid Ferataj në minutën e 93 të ndeshjes ndaj Partizanit. Ai theksoi se një episod i tillë mund të hidhte në erë punën e këtij sezoni.

1

“Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin. OK, gaboi arbitri dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash?

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.